image ​Kurti e Minxhozi diskutojnë mbi përgatitjet për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Kosovë

​Kurti e Minxhozi diskutojnë mbi përgatitjet për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë Qemal Minxhozi me të cilin ka biseduar mbi përgatitjet për shënimin e 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë.

Në takim u theksua bashkëpunimi gjithnjë e në rritje ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Duke biseduar për statusin dhe nivelin e zbatueshmërisë së marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive, u potencua se këto marrëveshje kanë hapur kapituj të ri pozitiv të afrimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, thuhet në komunikatë.

/GazetaSinjali/