image ​Kosova, e dyta në rajon me numrin më të madh të rasteve aktive me COVID-19

Shëndetësi

​Kosova, e dyta në rajon me numrin më të madh të rasteve aktive me COVID-19

news image

Kosova radhitet si vendi i dytë në rajon me numrin më të madh të rasteve aktive me koronavirus, njëkohësisht është vendi i parafundit me numrin e testimeve të këtij infeksioni.

Kështu ka deklaruar Pëllumb Çollaku nga Instituti Riinvest gjatë prezantimit të raportit “Bashkëjetesa me COVID-19: Tri shtylla të rimëkëmbjes”, ku sipas tij, lehtësimi i masave që filloi nga 18 maj, u bë ngutshëm para se të realizohen kapacitetet minimale të nevojshme.

“Kosova pati ca kosto pas hapjes së shpejtë të cilat dalin që në raportin e popullsisë me rajonin u përkeqësua. Kosova për momentin bazuar në raport me numrin e popullatës ka vendin e dytë në rajon me rastet aktive me koronavirus. Kosova e parafundit me numër të vogël testimeve të popullsisë gogja të vogël. Indikatori në të cilën performojmë më së keqi është mënyra e testimeve, ku tregohet se ata janë testuar vetëm kur kanë shfaqur simptoma serioze. Pse kaq të dobët Kosova? Indikatori kyç është për shkak të dobësimit të sistemit shëndetësor dhe mos intervenimi qeveritar nga paslufta e këtej”, ka thënë ai.

Çollaku tha se buxheti është tkurrur si pasojë e rënies së aktiviteteve.

Sipas tij, tkurrja është reflektuar për 3 përqind, por që kjo është e paqëndrueshme në një të ardhme të afërt nëse nuk merren masa./Gazeta Sinjali/