image ​Koronavirusi, mënyra e vetme e shërbimit të kafesë në Itali

Botë

Botë/ ​Koronavirusi, mënyra e vetme e shërbimit të kafesë në Itali

news image

Me gjithë përhapjen e epidemisë së koronavirusit në Itali, qytetarët kanë vendosur përparësi dhe kafja duket se është në krye të kësaj liste.

Ata nuk i anashkalojnë kafenetë, dhe mënyra sesi kamerierët trajtojnë tërë situatën i ka kënaqur përdoruesit e rrjeteve sociale.

Ishte shaka apo jo, një video e xhiruar në Firence ka tërhequr shumë vëmendjen nga përdoruesit e rrjeteve sociale. Në mënyrë të veçantë, kamerieri krijues vendosi të shërbejë kafe nga një distancë e sigurt – duke përdorur një lopatë dëbore.

Në Itali deri më tani janë mbi 15 mijë të infektuar, mbi 1 të vdekur dhe 1,258 të kuruar. Kafenetë, restorantet dhe qendrat tregtare janë mbyllur në pjesën më të madhe të vendit. I gjithë shteti ka qenë në izolim që nga e marta. /Gazeta Sinjali/