Në kuadër të zbatimit të masave për parandalimin e pandemisë COVID-19, në Komunën e Malishevës, është duke vazhduar dezinfektimi i hapësirave publike.
Siç njofton Komuna e Malishevës, gjatë ditës së sotme janë dezinfektuar hapësirat e QKMF-së, parku i qytetit, rrugët dhe hapësirat tjera afër institucioneve.
“Komuna e Malishevës, masat parandaluese është duke i zbatuar në përpikëri, dhe për zbatimin e tyre është duke u përkujdesur shtabi komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19.
Dezinfektimi i hapësirave publike që është duke u bërë sot, është donacioni i kompanisë së specializuar për Dezinfektim, Dezinsektim, Derratizim dhe Repelim, Zona Park, e cila në kuadër të dhënies së kontributit të tyre në këtë situatë, e ka bërë edhe këtë dezinfektim të hapësirave publike, duke e ndihmuar Komunën e Malishevës në zbatimin e masave parandaluese ndaj COVID-1 9”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/