Kapiteni i danezëve ka treguar se si ndeshja hapëse e Euro 2020, që rezultoi të ishte dramatike, e ka ndihmuar skuadrën drejt suksesit.
Kapiteni i Danimarkës, Simon Kjaer, ka thënë që arresti kardiak i Christian Eriksen në ndeshjen hapëse të Euro 2020 e ka bashkuar skuadrën, duke i motivuar drejt fazës së gjysmëfinales.
Duke folur pas fitores 2:1 kundër Çekisë në Baku, Kjaer tregoi që danezët nuk janë të kënaqur, pavarësisht se kanë prekur gjysmëfinales e këtij Kampionati Evropian.
“Na ka bërë diçka në grup. Ne shkëlqejmë së bashku dhe jemi të sigurt së bashku. E dimë që mund t’iu besojmë njerëzve që kemi përreth. E dimë që nëse njëri nga ne është në probleme, atëherë dikush tjetër do të qëndrojë afër”, tha Kjaer kur u pyet rreth ndikimit që ka pasur rasti i Eriksen te skuadra.
“Na dhuron siguri dhe natyrisht që e bën Eriksen të ndihet më mirë. Mund të sulmojmë sepse e dimë që lojtari afër nesh është aty për të na ndihmuar”, shtoi Kjaer.
Po ashtu, kapiteni danez foli edhe për gjysmëfinalen kundër Anglisë, ku nuk u shpreh i kënaqur me kundërshtarin.
“Është një gjë e madhe, jashtëzakonisht e madhe. Synimi jonë ishte të shkonim drejt Wembley dhe tani e kemi arritur atë gjë. Por do të gënjeja nëse do të thosha që jam i kënaqur për këtë kundërshtar. Tani, duhet të festojmë, të kënaqemi dhe të rikuperohemi, por gjithashtu do të zhvillojmë ndeshje pas katër ditësh”, tha Kjaer./Gazeta Sinjali Sporti/