Boksierja Donjeta Sadiku që përfaqëson Kosovës në Kampionatin Evropian të boksit ka arritur sot një tjetër sukses.
Në këtë Evropian që po mbahet në Budva të Malit të Zi, boksierja Kosovare ka mposhtur sot boksieren nga Greqia, Marinela Cani, duke arritur në fazën e eliminatores, raporton KosovaPress.
Në kuadër të kategorisë deri në 66 kilogramë, Sadiku mposhti Canin dhe u kualifikua në çerekfinale, ku me datën 19 tetor do të boksojë për medalje më boksieren nga Rumania, Marin Loredana Andreea.