image ​Kajtazi: LDK kujdestar i demokracisë

Kosovë

Politikë/ ​Kajtazi: LDK kujdestar i demokracisë

news image

Forumi i Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës ka bërë homazhe pranë varrit të presidentit historik Ibrahim Rugova. Këtë e kanë bërë në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 30 vjetorit të themelimit të këtij forumi, kryetarja e së cilit tha se Rugova mbetët frymëzim për të gjeneratat e reja.

Lirije Kajtazi shtoi se sot hapin aktivitetet për shënimin e 30 vjetorit të themelimit të Forumit të Gruas, ku siç tha ajo do të nxjerrin në pah aktivizimin e grave.

“Do të jetë marsi i mbushur me aktivitete në të cilat do të nxjerrim në pah aktivizimin e grave për këto 30 vite duke filluar demokracia bashkë me LDK-në, dhe si duket do te mbetët kujdestar i demokracisë po ashtu Forumi i Gruas dhe LDK-së”, tha ajo.

Duke folur për rëndësinë e datës 7 dhe 8 mars, Kajtazi tha se institucionet duhet të avancojnë pozitën e gruas, dhe të qojnë përpara arsimin.

“Institucioneve u mbetët që të avancojmë më tutje pozitën e gruas, të nxënësve, të arsimit në përgjithësi dhe gjithë kjo gjithëpërfshirës është një garancë për një shoqëri të zhvilluar”, tha ajo.

Forumi i Gruas se LDK-së do të vendosë lule edhe të memoriali “Heroinat” në Prishtinë. /Gazeta Sinjali/