image ​Izraeli raporton katër raste të llojit të ri të koronavirusit

Botë

​Izraeli raporton katër raste të llojit të ri të koronavirusit

news image

Izraeli sot raportoi katër raste të një lloji të ri të virusit korona që u shfaq në Britaninë e Madhe, raporton Reuters, transmeton Gazeta Sinjali.

Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, deklaroi sot se dy raste të një lloji tjetër, të ri të koronavirusit janë zbuluar në Britaninë e Madhe dhe se bëhet fjalë për kontaktet e njerëzve që udhëtuan nga Afrika e Jugut në javët e mëparshme.

Ai tha në konferencën për shtyp se ky zhvillim i situatës është edhe më shqetësues sepse lloji i ri është edhe më i transmetueshëm dhe duket se mund të vazhdojë të pësojë akoma ndryshime.

/Gazeta Sinjali/