image ​Itali: Lloji i ri i koronavirusit zbulohet te një udhëtar nga Britania e Madhe

Evropë

​Itali: Lloji i ri i koronavirusit zbulohet te një udhëtar nga Britania e Madhe

news image

Italia ka zbuluar një pacient të infektuar me llojin e ri të koronavirusit që është shfaqur në Britani, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë italiane, transmeton Gazeta Sinjali.

Pacienti dhe partneri i tij u kthyen nga Britania e Madhe në ditët e fundit në aeroportin Fiumicno të Romës dhe kanë qenë në izolim që nga ajo kohë, njoftoi ministria, raporton Reuters.

Fqinjët evropianë të Britanisë filluan të mbyllin dyert për pasagjerët nga Britania të dielën mes një alarmi për përhapjen e shpejtë të llojit të virusit korona në ishull.

/Gazeta Sinjali/