image ​Hoti takon komandantin e ri të KFOR-it, diskutuan për sigurinë në vend

Kosovë

​Hoti takon komandantin e ri të KFOR-it, diskutuan për sigurinë në vend

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim njohës komandantin e ri të KFOR-it gjeneral-majorin, Franco Federici, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoti me të ka biseduar për situatën e përgjithshme të sigurisë në vend, të cilën e vlerësuan të qetë dhe stabile.

Kreu i ekzekutivit po ashtu falënderoi komandantin e ri të KFOR-it gjeneral-majorin Federici, për punën e jashtëzakonshme të pjesëtarëve të këtij misioni paqeruajtës gjatë 21 vjetëve të pranisë në Kosovë dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë për vazhdimin e bashkëpunimit reciprok.

/Gazeta Sinjali/