image ​Hoti priti përfaqësuesit e MCC-së

​Hoti priti përfaqësuesit e MCC-së

news image

Kryeministri Avdullah Hoti priti sot në takim përfaqësuesit e Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit, kryesuar nga Sarah Olmstead, të cilët shprehën gatishmërinë për ta vazhduar përkrahjen e tyre për Republikën e Kosovës.

Hoti falënderoi përfaqësuesit e MCC-së për mbështetjen financiare, si dhe theksoi zotimin e Qeverisë së Kosovës për realizimin sa më optimal dhe transparent të këtyre projekteve, pasi që Kosova ka nevojë imediate për zhvillim dhe stabilitet ekonomik. /Gazeta Sinjali/