image ​Hoti pas takimit me Lajçakun: Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive

Politikë

​Hoti pas takimit me Lajçakun: Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive

news image

Kryeministri Avdullah Hoti deklaroi sot se vizita e emisarit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është në momentin e duhur për vlerësimin e procesit të dialogut.

“Vizita e Lajçak në Prishtinë është në momentin e duhur për të bërë një vlerësim të procesit të dialogut dhe për të bërë plane për takimin e ardhshëm të këtij procesi”, tha Hoti në një konferencë për media pas takimit me Lajçak.

Hoti edhe njëherë ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është temë e mbyllur.

“Asociacioni është temë e mbyllur në vitin 2013, i kemi të gjitha garancitë dhe mbështetjen e partnerëve tanë që ky asociacion nuk do të ketë kompetenca ekzekutive”, u shpreh ai.

Tutje, ai shtoi se është dakorduar edhe me partnerët ndërkombëtarë që Kosova ulet në tavolinën e bisedimeve vetëm për marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke.

Shefi i qeverisë ndër të tjera deklaroi se qeveria që ai drejton nuk është qeveri që pranon kërcënime prej askujt./Gazeta Sinjali/