Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një takim virtual me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, me të cilët ka diskutuar për gjendjen ekonomike në vend, me theks të veçantë mbi pasojat e krijuara nga pandemia COVID-19 dhe angazhimin e Qeverisë për rimëkëmbje ekonomike.
Hoti me këtë rast tha se Qeveria është e përkushtuar fuqishëm në ruajtjen e stabilitetit financiar në Kosovë.
“Pakoja për rimëkëmbje ekonomike është e bazuar në nevojat e qytetarëve dhe bizneseve që po përballen me sfidat e krijuara nga pandemia COVID-19, njëherësh është në harmoni të plotë edhe me kapacitetet tona institucionale dhe financiare”, tha ai.
Ndërsa, përfaqësuesit e FMN-së siguruan kryeministrin Hoti se do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën edhe në të ardhmen me programet e tyre./Gazeta Sinjali/