Rriten rastet me COVID-19 edhe në Greqi. Siç raportojnë autoritetet atje, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 1678 raste të reja duke e çuar në 40 mijë e 929 numrin e përgjithshëm që nga nisja e pandemisë.
Sa i përket vdekjeve, në 24 orët e fundit janë regjistruar 9 viktima, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 635, transmeton Gazeta Sinjali.
Kurse, 140 pacientë janë të intubuar dhe mosha e tyre mesatare është 66 vjeç, ndërsa 37 (26.4%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, 291 pacientë kanë fituar betejën me virusin. /Gazeta Sinjali/