Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneral major Michele Risi, me të cilin ka diskutuar në lidhje me situatën e përgjithshme të sigurisë dhe reagimin ndaj pandemisë COVID-19.
Gjenerali Risi ripohoi përkushtimin e KFOR-it për të kontribuuar në sigurinë dhe mbrojtën, si dhe lirinë e lëvizjes së të gjitha komuniteteve.
Ai konfirmoi se falë masave parandaluese dhe të rrepta, kapacitetet e KFOR-it nuk janë minuar nga COVID-19 dhe se një numër i kufizuar i ushtarëve janë infektuar dhe po trajtohen në objektet mjekësore të KFOR-it ose në vendet e tyre të lindjes.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, në anën tjetër, e informoi gjeneralin Risi për situatën aktuale me COVID-19 dhe masat e vazhdueshme që Qeveria ka ndërmarrë në parandalimin dhe menaxhimin e përhapjes së virusit korona.
Kurti dhe gjeneral Risi shprehën kënaqësinë e tyre të ndërsjellë për nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit në mes institucioneve shëndetësore në Kosovë, KFOR-in dhe hisedarëve rajonalë, me theks të veçantë në lidhje me shkëmbimin e informacioneve dhe nismave mbështetëse për menaxhimin e përhapjes së COVID-19./GazetaSinjali/