image ​Gjashtë orë nga fillimi i bastisjes së shtëpisë së Thaçit, aksioni vazhdon ende

Kosovë

​Gjashtë orë nga fillimi i bastisjes së shtëpisë së Thaçit, aksioni vazhdon ende

news image

Edhe pas 6 orësh, po vazhdon bastisja e shtëpisë së ish-presidentit, Hashim Thaçi nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, i asistuar nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës.

Aty në afërsi te shtëpisë së ish-presidentit Thaçi janë parë dy deputetet e PDK-së, Ganimete Musliu dhe Evgjeni Thaçi.

Ato kanë biseduar me familjarë të Thaçit.

Aksioni i bastisjes në shtëpinë e Thaçit është duke vazhduar qysh nga orët e hershme të mëngjesit. /Gazeta Sinjali/