image ​Gashi: Duhet të shfrytëzohet ky momentum historik për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë

Politikë

​Gashi: Duhet të shfrytëzohet ky momentum historik për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë

news image

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi e ka quajtur momentum historik marrëveshjen e Washingtonit me Serbinë dhe ka thënë se kjo ka qartësuar se nuk ka ndarje të Kosovës.

Gashi në seancën e sotme plenare të Kuvendit kërkoi të shfrytëzohet kjo për arritjen e marrëveshjes finale me shtetin fqinj.

“Kosova hynë në raport me ndërkombëtarët si palë e barabartë, kjo është e sigurt dhe vërtet se rreziku i ashtuquajtur ‘thika mbi harta’ nuk ka ekzistuar asnjëherë. Nëse ka ekzistuar atëherë është avantazh i zotërit Hoti që e ka eliminuar. Jemi në një momentum historik për vendin dhe këtë duhet të përdorim dhe menaxhojmë për interes të vendit. Për të menaxhuar momentumin historik të vendit ne duhet të jemi të bashkëpunues dhe koordinuar edhe me opozitën”, tha ai.

Deputeti tha se kjo marrëveshje ka kthyer pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Marrëveshja e Washingtonit e ka kthyer pozicionin e Kosovës si një palë, vlerësuar dhe argumentin e saj si argument kryesor. Njohja nga Izraeli është shembull se Kosova ka pozicionim të fortë ndërkombëtar…Ujmani është pasuri e Kosovës, përdorimi i përbashkët nuk nënkupton pronësi të përbashkët. Sa i përket mini-shengenit që gjithë spektri politik e ka kundërshtuar paraqet pikën më kritike të koncensioneve të bëra. Ne do të insistojmë se kjo marrëveshje e tregtisë së lirë të jetë mes shteteve. Kosova të hyjë në këtë zonë si shtet dhe palë e barabartë”, tha ai. /Gazeta Sinjali/