image ​E zbulon Gerrard: Ja për çfarë u pendova në lidhje me Liverpoolin

Futboll

​E zbulon Gerrard: Ja për çfarë u pendova në lidhje me Liverpoolin

news image

Steven Gerrard ka deklaruar se ai do të dëshironte që të kishte nënshkruar një marrëveshje të re në Liverpoolin për të luajtur nën drejtimin e Jurgen Klopp, pasi kishte refuzuar mundësinë për të nënshkruar një zgjatje një vjeçare para se të transferohej në Shtetet e Bashkuara.

Gerrard, i cili luajti mbi 700 ndeshje për Liverpoolin midis viteve 1998 dhe 2015, konsiderohet gjerësisht si një nga lojtarët më të mirë në historinë e klubit. Ish-lojtari i Anglisë fitoi nëntë trofe në “Anfield Road”, përfshirë Ligën e Kampionëve, ndërsa siguroi gjithashtu 186 gola dhe 143 asistime.

Ai përfundimisht u largua nga “The Reds” për të marrë një sfidë të re në MLS me LA Galaxy, ku ai kaloi një vit para se të njoftojë tërheqjen e tij nga futbolli aktiv.

40-vjeçari tani e ka pranuar se është penduar që i dha fund karrierës së tij në Liverpool kaq shpejt, me mundësinë për të luajtur për Kloppin në fillim të mbretërimit të tij jashtëzakonisht të suksesshëm.

Duke parë tani gjërat në këtë kohë, do të doja të kisha nënshkruar kontratën finale një vjeçare që më ofroi Liverpooli sepse do të kisha pasur mundësinë të kisha një periudhë të shkurtër duke luajtur nën drejtimin e Jurgen Klopp” tha Gerrard për “Daily Mail”.

Ka një keqardhje rreth kësaj. Kam pasur një udhëtim fantastik në Liverpool dhe janë kujtime që nuk do t’i harroj kurrë dhe do t’i çmoj gjithmonë dhe mendoj për ato çdo ditë.”, tha Gerrard./Sporti në Sinjali/