image ​Dua Lipa ka mbajtur fjalim me rastin e hapjes së shkollës së parë shqiptare në Texas

Bota e Yjeve

​Dua Lipa ka mbajtur fjalim me rastin e hapjes së shkollës së parë shqiptare në Texas

news image

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është duke zhvilluar turneun e saj “Future Nostalgia” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me rastin e këtij turneu Dua ka marrë pjesë në inaugurimin e shkollës së parë shqiptare në Texas të Amerikës.

Ajo këtë e bëri të ditur përmes një sërë fotografish që i ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram ku edhe ka thënë se ishte “Një nder të isha pjesë e hapjes së shkollës së parë shqiptare në Texas sot”.

“Qendra promovon kulturën shqiptare, artin dhe muzikës derisa ofron gjuhën shqiptare nga klasat 5-15 vjeç”, shkroi këngëtarja në një tjetër fotografi gjatë fjalimit të saj në inaugurim.

Tutje këngëtarja shqiptare publikoi edhe një fotografi të përbashkët të realizuar me të gjithë nxënësit e kësaj shkolle, ku shiheshin duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.

/GazetaSinjali/