image ​Deputetët e LDK-së dhe LVV-së vazhdojnë polemikat për çështjen e të pagjeturve

Kosovë

​Deputetët e LDK-së dhe LVV-së vazhdojnë polemikat për çështjen e të pagjeturve

news image

Përplasjen e djeshme në Kuvend të Kosovës, deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duket që nuk e kanë kaluar lehtë. Polemikat e ndërsjella ndërmjet tyre për çështjen e të pagjeturve kanë vazhduar edhe sot, shkruan Gazeta Sinjali.

Deputeti i partisë së Albin Kurtit, Gazmend Gjyshinca kërkoi dorëheqjen e zëvendëskryeministrit Driton Selmanajt, pasi vlerësoi se deklaratat e djeshme të tij janë skandaloze për të pagjeturit.

Por shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se tema e të pagjeturve është e ndjeshme dhe nuk duhet të politizohet.

Këto deklarata deputetët i dhanë gjatë Komisionit të përbashkët Parlamentar për Stabilizim Asociim BE – Kosovë.

Aty deputetët miratuan Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2020 – 2024.

/Gazeta Sinjali/