Nënkryetari i LDK-së, Ismet Beqiri ka hedhur poshtë kritikat ndaj kësaj partie rreth ngërçit për postin e presidentit, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndërsa, kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa ka kërkuar që presidenti të zgjidhet me konsensus të të gjitha partive politike, duke thënë se LDK-ja nuk ka emër për të parin e vendit dhe nuk mund t’i sigurojë votat kandidaturës së Ramush Haradinajt nga AAK-ja, partner i koalicionit qeverisës.
Kurse, Ismet Beqiri ka hedhur poshtë kritikat se kjo parti është fajtore për ngërçin e krijuar rreth zgjedhjes së shefit të ri të shtetit.
“Ne kemi problemin e numrave dhe jo të emrit. Edhe nëse borë nuk do të bie, do të fajësohej Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka thënë Beqiri në Debat Plus të TV Dukagjinit, duke shtuar se LDK-ja nuk mbështet një kandidaturë të mundshme të akademik Rexhep Qosjës për të parin e shtetit.