image ​Bashkim dhe Shpëtim Bajoku përfaqësojnë Kosovën në finale të Kampionatit Ballkanik

Sporte Luftarake

​Bashkim dhe Shpëtim Bajoku përfaqësojnë Kosovën në finale të Kampionatit Ballkanik

news image

Federata e Boksit të Kosovës ka njoftuar se sot në finale të Kampionatit Ballkanik të Boksit, që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë, do të përfaqësohet nga Bashkim Bajoku, në kategorinë e 52 kilogramëve dhe me Shpëtim Bajoku, në kategorinë e 64 kilogramëve.

Në përballjet e ditës së djeshme, Shpëtim Bajoku mposhti boksierin slloven, Veber Nik Nikolov, me rezultat unanim nga gjyqtarët dhe kështu u kualifikua për në finalen e këtij kampionati në Zagreb.

Në anën tjetër, Besart Pireva në kategorinë e 81 kilogramëve u mposht nga përfaqësuesi serb, Mironchikov Vladimir, me vendim unanim nga gjyqtarët, në një luftë që ishte thuajse e barabartë dhe kështu siguroi medaljen e bronztë, së bashku me përfaqësuesin tjetër, Patriot Behramin./Gazeta Sinjali Sporti/