Ushtruesi i detyrës së Shefit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Liburn Aliu ka kërkuar edhe një herë shkarkimin e Driton Selmanajt nga pozicioni i zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Pasi ky i fundit pati një përplasje në seancën e së enjtes ku po diskutohej për çështjen e personave të pagjetur, për çka debatin e vazhdoi edhe në një debat televiziv.
Aliu ka ritheksuar qëndrimin e Vetëvendosjes duke thënë se një qëndrimi i Selmanaj është i papranueshme edhe nga pikëpamja morale por që sipas tij dëmton në mënyrë të pakorrigjueshme pozicionin e Kosovës.
Ai ka theksuar edhe se qëndrimet e Selmanajt janë përtej qëndrimeve për Qeverinë Hoti, dhe së çështja e personave të pagjetur prek të gjithë qytetarët.
“Një qëndrim i tillë është i papranueshme së pari nga pikëpamja morale dhe së dyti është në mungesë të thellë ndaj viktimave dhe familjareve të tyre dhe së treti sepse dëmton në mënyrë të pakorrigjueshme pozicionin e Kosovës kudo. Ju e dini që ne me këtë që e thërrasim qeveria Hoti kemi kontest në Gjykatën Kushtetuese dhe sa për ne kjo qeverie është jolegjetim dhe jo legale. Por ama, qëndrimet e Driton Selmanj janë përtej raporteve tona me institucionet dhe formimin dhe mënyrën e kësaj qeverie”.
“Pra, këto qëndrime të zotit Selmanaj janë përtej marrëdhënies sonë me atë që e quajmë Qeveria Hoti. Sepse çështja e persona të pagjetur nuk është çështje e subjekti politik individi, por është çështje dhe dhimbje që prek të gjithë qytetarët e kësaj Republike. Bashkë me dëshmorët dhe kontribuuesit për lirinë e vendit, çështja e personave të pagjetur përbënë shtyllë indentitare të shtetit të Kosovës dhe vlerë të paprekshme. Andaj dhe në këtë pikë nuk mund të ketë tolerancë”, tha Aliu në një konferencë të mbajtur sot para Kuvendit të Kosovës.
Aliu po ashtu ka thënë se Selmanaj nuk është i mirëpritur në Kuvendin e Kosovës, dhe se i njëjti shumë shpejt duhet shkarkuar sepse pozicioni i tij prej zëvendëskryeministrit të vendit është fyerje për viktimat.