image ​Adrian pritet të vazhdojë të ardhmen te Liverpooli

Futboll

​Adrian pritet të vazhdojë të ardhmen te Liverpooli

news image

Portieri spanjoll thuhet se do të nënshkruajë një kontratë të re që i është ofruar nga Liverpooli.

Adrian pritet që të vendos mbi të ardhmen e tij, ku thuhet se është shumë pranë që të arrijë marrëveshje që të vazhdojë me Liverpoolin, raporton “Daily Mail”, përcjell Gazeta Sinjali Sport.

Portieri 34-vjeçar do të mbetet në stadiumin “Anfield Road”, edhe për 12 muaj të tjerë, ndërsa pritet që Jurgen Klopp ta dërgojë në huazim portierin e dytë, Caoimhin Kelleher.

“Të Kuqtë” e shohin si pjesë të rëndësishme të ekipit portierin veteran, të cilit thuhet se si pjesë e kontratës i është ofruar edhe minutazhë në ndeshjet për Kupën FA dhe Carabao Cup./Gazeta Sinjali Sporti/