image ​24 vjet nga Beteja e Kaçandollit

Kosovë

​24 vjet nga Beteja e Kaçandollit

news image

Sot mbushen 24 vjet nga beteja e Kaçandollit. Beteja e Kaçandollit është njëra ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së, jo vetëm në Llap, por në tërë Kosovën.

Ajo ishte beteja e parë frontale në Llap që e zhvilloi UÇK-ja kundër forcave serbe.

Gjatë kësaj beteje treditore nga radhët e UÇK-ës ranë 7 dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Bekim Maliqi, Bekim Lushaku, Naim Zhegrova, Fadil Sejdiu, Habib Zeka, Islam Rekaliu dhe Selim Rekaliu.

/GazetaSinjali/