image ​​​Sulmoi seksualisht një femër në Prizren, vëllau i viktimës rrahu të dyshuarin

Kosovë

​​​Sulmoi seksualisht një femër në Prizren, vëllau i viktimës rrahu të dyshuarin

news image

Policia raporton se në Prizren ka arrestuar një të dyshuar të përkatësisë shqiptare pasi që dyshohet se i njëjti e ka ngacmuar seksualisht një femër të nacionalitetit rom.

Më pas i dyshuari është sulmuar fizikisht nga vëllau i viktimës, në bashkëveprim me dy të dyshuar tjerë duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”,njofton policia. /Gazeta Sinjali/