image ​Tërmet i fuqishëm në Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndihen edhe në Kosovë

Kosovë

​Tërmet i fuqishëm në Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndihen edhe në Kosovë

news image

Në ora 04:54 minuta Maqedonia e Veriut u godit nga një tërmet me intensitet 5.5 ballë, sipas shkallës së Rihterit.

Epiqendra e tërmetit ishte në fshatin Leunovo të Mavrovës, 17 kilometra në jug-perëndim të Gostivarit. Tërmeti kishte thellësinë 10 km.

Lëkundjet e tërmetit të fuqishëm u ndjenë edhe në disa qytete të Kosovës si në Kaçanik, Ferizaj, Gjilan dhe Prishtinë.

Dridhjet e fuqishme raportohet të jenë ndjerë edhe në rajonin e Tetovës, Gostivarit, Shkupit.

Deri më tani, sipas raportimit të mediave atje nuk ka dëme në njerëz dhe dëme materiale./Gazeta Sinjali/