Qeveria meksikane hodhi në lotarinë kombëtare shtëpinë e përdorur nga ish-mbreti i drogës Joaquin “El Chapo” Guzman.
Në hedhjen e lotarisë të mbajtur në Mexico City, u shitën gjithsej 22 prona, shumë prej të cilave i përkisnin krimit të organizuar.
Shtëpia, kishte një tunel shpëtimi të fshehur nën një vaskë, ku luajti një rol kyç në një operacion të dështuar për të arrestuar udhëheqësin e kartelit ”Sinaloa” më 17 shkurt të vitit 2014.
Guzman përfundimisht u kap pesë ditë më vonë.
Lotaria u organizua nga qeveria e presidentit Andres Manuel Lopez Obrador, i cili ishte përpjekur disa herë të nxirrte në ankand pronën prej 261 metra katrore.
El Chapo, aktualisht është 64-vjeç dhe po vuan një dënim të përjetshëm në ShBA.
Chapo ishte i famshëm për arratisjet e tij. Ai u arratis nga burgjet e sigurisë së lartë dy herë.