image ​SBASHK-u vazhdon me kërkesa për Qeverinë Hoti, nuk përjashton grevën

Arsim

​SBASHK-u vazhdon me kërkesa për Qeverinë Hoti, nuk përjashton grevën

news image

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka uruar nxënësit dhe punëtorët e arsimit për fillimin e periudhës së dytë të mësimit në shkollat fillore e të mesme të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

SBASHK po ashtu apelon te Qeveria Hoti dhe ministri në detyrë, Ramë Likaj që javën e ardhshme të reflektojnë dhe të gjejnë zgjidhje për kërkesën e një shtese në paga për arsye të rrezikut nga COVID-19 dhe të nënshkruhet Kontrata e re Kolektive e Arsimit të Kosovës.

SBASHK-u përkrah rifillimin e procesit mësimor më 18 janar, por kujton se nëse institucionet nuk reflektojnë atëherë Kryesia edhe kryetari i SBASHK-ut kanë autorizimin e Këshillit Drejtues që të shpallin veprime sindikale, duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme në tërë sektorin e arsimit.

“SBASHK-u po jep hapësirë dialogut, por nëse pala tjetër nuk vepron njëjtë, atëherë përgjegjësinë për grevat dhe pasojat që sjell ajo do t’i bartin institucionet”, thuhet në njoftim.

/Gazeta Sinjali/