image ​Samiti i BE-së shtyhet për shkak të koronavirusit

Evropë

​Samiti i BE-së shtyhet për shkak të koronavirusit

news image

Takimi i liderëve të shteteve anëtare të BE-së, i paraparë për 24 e 25 shtator, është shtyrë për datën 1 dhe 2 tetor.

Zëdhënësi i presidentit të Këshillit Evropian, Barend Lates, tha se një anëtar i sigurisë së presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel, është pozitiv me koronavirusin e ri.

“Meqenëse zyrtari i sigurisë ishte në kontakt të vazhdueshëm me presidentin, Charles Michel është në karantinë”, njoftoi Lates në Twitter.

Lates shtoi se Charles Michel testohet rregullisht dhe se kontrolli i djeshëm tregoi se ai ishte negativ për COVID-19./Gazeta Sinjali/