image ​Rreth 120 milionë euro do t’iu rimburësohen qytetarëve për tërheqjen e 10 për qind të Trustit

Financa

​Rreth 120 milionë euro do t’iu rimburësohen qytetarëve për tërheqjen e 10 për qind të Trustit

news image

Rreth 120 milionë euro do t’iu rimburësohen qytetarëve në 5 vitet e ardhshme për tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti.

Në raportimin e Bordit dhe drejtorit të Fondit të Kursimeve Pensionale në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, u tha se tërheqja e këtyre mjeteve nuk e ka rrezikuar likuiditetin financiar.

Drejtori i Trustit, Ardian Zalli tha se këtë vit ka edhe rritje të kontribuueseve aktivë në Fondin e Kursimeve Pensionale.

“Këtë vit janë rreth 400 mijë kontribuues aktiv, zakonisht në kohën kur ka zgjedhje KQZ angazhon komisioner dhe vëzhgues dhe rritet kontribuuesit aktiv”, tha ai.

Lidhur me investimet e Trustit në tregun ndërkombëtar, Zalli tha se në Evropë është tregu më i sigurt, raporton KP./GazetaSinjali/