image ​Gjendje e rëndë në Trepçë, qeverisë i propozohet që mjetet për këtë ndërmarrje të merren nga pakoja e rimëkëmbjes

Politikë

​Gjendje e rëndë në Trepçë, qeverisë i propozohet që mjetet për këtë ndërmarrje të merren nga pakoja e rimëkëmbjes

news image

Gjatë mbledhjes së sotme të kabinetit qeveritar, ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka kërkuar që në rend të ditës të futet edhe aspekti buxhetor për Ndërmarrjen “Trepça”, duke e marrë parasysh edhe gjendjen emergjente nëpër të cilën po kalon kjo ndërmarrje, shkruan Gazeta Sinjali.

Kuçi propozoi që mjetet të merren nga ndarja buxhetore për rimëkëmbje ekonomike. E kjo çështje mbeti që të diskutohet fillimisht me Ministrinë e Financave.

Në këtë mbledhje, Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar edhe ndryshimin dhe plotësimin e programit Legjislativ të vitit 2020 të Qeverisë së Kosovës.

Zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj tha se kërkohet të ndryshohet programi legjislativ dhe të shtyhet projektligji për partnerë privat, për pushtet lokal dhe për lotarinë e Kosovës.

“Të tërhiqen nga programi 2020 dhe barten në vitin 2021 disa projektligje si ai për ATK-në, tatimin në vlerë të shtuar dhe të tjera”, tha ai.

Gjatë kësaj mbledhje Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe propozim vendimin për t’ia proceduar Kuvendit të Kosovës mendimin lidhur me nismën legjislative për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për statusin dhe të drejtën e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimat civile dhe familjeve të tyre.

“Duke marr parasysh edhe gjendjen e pandemisë dhe rekomandimet që ka dhënë departamenti i financave rekomandojë qe kjo nismë mos të aprovohet”, tha zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj . /Gazeta Sinjali/