Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka aprovuar planin për zbatimin e programit të rimëkëmbjes ekonomike në shumë prej 365 milionë euro, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.
Bajrami u shpreh se ky program përfshin masa të rëndësishme që do të ndikojnë në rimëkëmbjen ekonomike të vendit.
“Në kuadër të programit janë përcaktuar institucionet përgjegjëse për zbatimin e masave, modalitetet, kriteret dhe shuma e parashikuar e mjeteve financiare”, ka shkruar ajo./Gazeta Sinjali/