image ​Pesë vjet nga nënshkrimi i MSA-së me Bashkimin Evropian

Kosovë

​Pesë vjet nga nënshkrimi i MSA-së me Bashkimin Evropian

news image

Më 27 tetor të vitit 2015, Kosova e ka nëshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Evropian, në Strasburg.

Kjo marrëveshje u cilësua e një rëndësie historike për integrimin politik, ligjor dhe ekonomik të Kosovës në Bashkimin Evropian.

MSA kërkon nga një vend që synon anëtarësimin në BE, të sigurojë se mekanizmat e tij të qeverisjes dhe të shoqërisë civile përmbushin standardet e BE-së.

Nënshkrimi i MSA-së u bë nga ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në Strasburg.

Edhe pse MSA vlerësohet si një veprim i rëndësishëm i ecjes së Kosovës drejt BE-së, Kosova është shteti i vetëm në rajon që nuk ka liberalizim të vizave./ Gazeta Sinjali/