Mbi shtatë orë ka zgjatur seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën u zhvillua interpelanca e kryeministrit, Avdullah Hoti lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Deputetët e opozitës kritikuan ashpër ministrin Zemaj, por edhe Qeverinë, për keqmenaxhim të situatës me COVID-19 në Kosovë.
Ndërsa, Qeveria u mundua të arsyetojë punën që është duke e bërë përkitazi me pandeminë.
Seanca e cila ka filluar pas orës 13:00 përfundoi pak pas orës 20:00.