Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot u.d. Presidentja, Vjosa Osmani-Sadriu, ka biseduar me Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, shkruan Gazeta Sinjali.
Ata kanë diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në vend. Duke parë situatën me pandemi, në takim u diskutua në veçanti kjo temë.
Me këtë rast, u theksua rëndësia e unitetit në luftën me pandeminë COVID-19.
Po ashtu u shpreh edhe rëndësia e bashkëpunimit konstruktiv me të gjithë spektrin politik. /Gazeta Sinjali/