Futbollisti i Bayern Munih, Lucas Hernandez, iu nënshtrua një operacioni në menisk, njoftoi kampioni gjerman.
“Lucas Hernandez iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm në gjurin e tij të majtë. Lojtari i kombëtares franceze lëndoi meniskun e tij në Kampionatin Evropian”, thuhet në deklaratën e ekipit.
Hernandez u lëndua gjatë ndeshjes Francë-Portugali, në raundin e tretë të fazës së grupeve të evropianit.
Skuadra bavareze nuk bëri të ditur se sa kohë do të mungojë Hernandez. /Gazeta Sinjali Sporti/