image ​OKB: Më shumë se pesë milionë njerëz janë larguar nga Ukraina

Botë

​OKB: Më shumë se pesë milionë njerëz janë larguar nga Ukraina

news image

Më shumë se pesë milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, treguan të dhënat e fundit të OKB-së.

Komisariati i lartë për Refugjatë i KB-së (UNHCR) njoftoi se 4 796 245 milionë ukrainas kishin ikur nëpërmjet kufirit, ndërsa Organizata Ndërkombëtare për Emigrim e Kombeve të Bashkuara (IOM) njoftoi se gati 215 000 shtetas të vendeve të treta, gjithashtu, kanë ikur në vendet fqinje.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve, kjo është kriza më e shpejtë rritëse e refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Të dhënat e UNHCR-së sot janë për 59 774 më shumë se sa të enjten.

Më shumë se 2,7 milionë refugjatë ukrainas – gati gjashtë nga dhjetë të cilët janë larguar nga vendi që nga fillimi i luftës kanë ikur në Poloni, ndërsa më shumë se 725 000 persona kanë mbërritur në Rumani.

Të dhënat e UNHCR-së tregojnë se gati 645 000 ukrainas kanë ikur në shkurt, gati 3,4 milionë në mars dhe më shumë se 760 000 në prill.

Gjithsej 90 për qind e njerëzve që ikin nga Ukraina janë gra dhe fëmijë, përderisa burrat e moshës prej 18 deri 60 vjet nuk mund të largohen nga vendi.

Gati dy e treta e të gjithë fëmijëve ukrainas ishin të detyruar që t’i lëshojnë shtëpitë e tyre, përfshirë edhe ata të cilët ende janë në vend.

Gati 215.000 shtetas të vendeve të treta të cilët kishin ikur përmes kufirit janë kryesisht studentë dhe punëtorë emigrantë.

Përveç refugjatëve IOM vlerëson se 7,1 milionë njerëz i kanë lëshuar shtëpitë e tyre, por ende janë në Ukrainë.

Para pushtimit, popullata e Ukrainës në rajonet e kontrolluara nga qeveria, me përjashtim të Krimesë së aneksuar nga Rusia dhe rajonet nën kontroll të separatistëve prorus në lindje, ishte 37 milionë. /ATSH-MIA/

/GazetaSinjali/