Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka kërkuar nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, që të shfuqizohen edhe dy udhëzime të tjera administrative, të nxjerra nga MTI, që sipas shoqatës po e dëmtojnë vazhdimisht veprimtarinë e kompanive të naftës në Kosovë.
Bëhet fjalë për udhëzimet tjera administrative Nr. 03/2020 dhe Nr. 09/2020.
Shoqata i është drejtuar me shkresë falënderuese Hotit për vendimin e miratuar në mbledhjen e qeverisë me të cilin është mundësuar shfuqizimi i pjesshëm i udhëzimit administrativ – Nr. 06/2019 për “Kushtet teknike për import, deponim, shitje me shumicë, shitje me pakicë të karburanteve të naftës dhe pastrim të rezervuarve”, i nxjerrë nga MTI.
Me këtë rast, kryetari i Shoqatës, Fadil Berjani, ka kërkuar që përveç udhëzimit administrativ të lartcekur të shfuqizohen edhe udhëzimet tjera administrative Nr. 03/2020 dhe Nr. 09/2020, gjithashtu të nxjerra nga MTI, që sipas shoqatës po e dëmtojnë vazhdimisht veprimtarinë e kompanive të naftës në Kosovë./Gazeta Sinjali/