image ​Ministria e Ekonomisë nënshkruan marrëveshje mbi 2 mln euro me Qeverinë japoneze

Kosovë

​Ministria e Ekonomisë nënshkruan marrëveshje mbi 2 mln euro me Qeverinë japoneze

news image

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA) dhe JICA japoneze kanë nënshkruar Marrëveshjen për realizimin e Projektit për bashkëpunim teknik me 4 komuna, kjo me qëllim të përmirësimit në menaxhimin e mbeturinave.

Marrëveshja e cila kap shumën prej 2.8 milionë euro është nënshkruar nga sekretari i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, Fatos Qerimi dhe zëvendëspërfaqësuesi i JICA-s për Ballkan, Hibio Takashi.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe ministri në detyrë i Ministrisë, Muharrem Nitaj, ku tha se Japonia është në radhën e shteteve që janë miq strategjik të Kosovës, teksa dha detaje për marrëveshjen e nënshkruar sot.

“Sot nënshkruam marrëveshjen e ndihmës nga qeveria japoneze në vlerë prej 2.8 milionë euro. Është një projekt që do të ndihmojë në trajtimin e mbetjeve dhe mbeturinave në katër komuna të rajonit të Prizrenit, në Dragash, Suharekë, Rahovec dhe Malishevë, i cili do të fillojë në maj të këtij viti dhe do të zgjasë për 3 vjet”, tha Nitaj.

Ai tha se qeveria japoneze ka ndihmuar vazhdimisht Kosovën, që nga paslufta e këtej.

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara tha se janë pajtuar të vazhdojnë bashkëpunimin edhe më tej.

“Jemi pajtuar të vazhdojmë bashkëpunimin. Kjo marrëveshje ka të bëjë me ndihmë teknike, ku nëntorin e kaluar kemi dhuruar 15 kamionë për mbledhjen e mbeturinave për regjionin e Prizrenit. Shpresoj që ekspertët japonezë të vizitojnë së shpejti Kosovën dhe të bashkëpunojnë me popullin e Kosovës”, u shpreh ai. /Gazeta Sinjali/