Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e sotme të Ligës së Kombeve ku u zhvilluan disa ballafaqime shumë interesante, shkruan Sinjali Sportiv.
Padyshim se njëra nga ndeshjet kryesore ishte ajo ndërmjet Spanjës dhe Gjermanisë, por e cila në fakt i takoi krejtësisht spanjollëve të cilët e deklasuan Gjermaninë me rezultat 6-0.
Golat për Spanjën u realizuan nga Torres (3), Morata, Rodri, dhe Oyarzabal.
Një ndeshje interesante u zhvillua ndërmjet Kroacisë dhe Portugalisë ku këta të fundit triumfuan 2-3 pas një përmbysje të rezultatit.
Ndërkohë që Franca e mposhti Suedinë me rezultat 3-2. /Sinjali Sportiv/