image ​Mbi 1 mijë raste të reja me kancer në Kosovë

Shëndetësi

​Mbi 1 mijë raste të reja me kancer në Kosovë

news image

Nga janari deri në pjesën e parë të shtatorit në Kosovë janë diagnostikuar 1 mijë e 100 raste të reja me kancer, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas të dhënave nga ShSKUK, më shumë se 300 femra janë diagnostikuar me kancer të gjirit, 150 meshkuj me kancer të mushkërive, pasuar nga kanceri kolorektal te meshkujt dhe kanceri i vezoreve dhe organeve gjenitale te femrat, si patologjitë më të shprehura.

“Në klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë periudhës janar- pjesa e parë e shtatorit 2021, janë ofruar rreth 200 mijë shërbime mjekësore onkologjike për pacientët e prekur me kancer, pavarësisht situatës me pandeminë COVID-19. Brenda kësaj kohe, janë diagnostikuar 1 mijë e 100 raste të reja me kancer”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Po ashtu në periudhën e lartcekur janë administruar mbi 30 mijë doza të kimioterapisë dhe mbi 15 mijë seanca të rrezatimit janë realizuar deri më sot.

Klinika e Onkologjisë ka punuar gjatë gjithë kohës së Pandemisë COVID-19, me intensitet të plote, gjë që ka mundësuar që pacientet me kancer te kenë një trajtim meritor dhe në cikle të rregullta, në mënyrë që sëmundja të jetë sa më shumë në kontroll. Meqenëse gjatë kësaj kohe ka pasur edhe pacient onkologjik, që kanë qenë në trajtim specifik onkologjik e që janë infektuar me virus, gati të gjithë e kanë kaluar infeksionin si një grip të zakonshëm ose me probleme të vogla”, thuhet tutje në njoftim.

/GazetaSinjali/

Mund të jetë një imazh i ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i ambiente të brendshme dhe zyrë
Mund të jetë një imazh i 1 person
Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë, i ulur, spital dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe teksti që thotë "SHSKUK SHERBIMI SPITALOR NIK IVERSITAR KOSOVES HUCSK HOSPITAL UNIVERSIT CLINICA SERVICE 500ml ς"