Nëpër komunat që nesër do të mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve lokale, sot do të bëhet shpërndarja e materialit zgjedhor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Balotazhi për kryetar komune do të mbahet në 21 komuna të vendit
“Bëhet shpërndarja e materialit zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet, për raundin e dytë të Zgjedhjeve për kryetarë të 21 Komunave. (Depoja qendrore e KQZ-së, përballë QNR-së, ora 09:00)”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Ndërkaq, sot në Kosovë është heshtje zgjedhore.
Komunat që kanë shkuar në rundit e dytë të zgjedhjeve janë: Drenasi, Gjilani, Prishtina, Gjakova, Kaçaniku, Dragashi, Fushë Kosova, Istogu, Obiliqi, Klina, Kamenica, Rahoveci, Podujeva, Vitia, Malisheva, Vushtrria, Prizreni, Juniku, Shtimja, Kllokoti e Mamusha. /GazetaSinjali/