image ​Kosova do të kërkojë llogari nga Serbia për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore - Sinjali

​Kosova do të kërkojë llogari nga Serbia për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marr pjesë në takimin Konstituiv të Komisionit Shtetëror për Dokumentimin e Shkatërrimit të Trashëgimisë Kulturore të Kosovës gjatë luftës 98/99.

Kryeministri i vendit tha se gjatë luftës së viteve 98-99, Kosova ka përjetuar humbjen fatale të trashëgimisë së vendit.

“Shkatërrimi masiv në zonat urbane dhe rurale, qindra xhami, kulla, ndërtesa tradicionale janë shkatërruar. Në gjykimet e tribunalit të Hagës, shkatërrime të tilla janë konsideruar si krim kundër njerëzimit. Tribunali ka dënuar 6 zyrtarë serbë. Pas afro 22 viteve për herë të patë kemi vendosur një hap për shkatërrimet e qëllimshme”, ka thënë Kurti.

Tutje ai ka shtuar se trashëgimia kulturore e Kosovës po mbahet padrejtësisht në Serbi.

“Trashëgimia kulturore është një ndër burimet më të fuqishme dhe fuqizon lidhjen tonë me historinë dhe nxit përgjegjësinë ndaj gjeneratave që do të vinë. Krahas jetëve të humbura Kosova ka përjetuar humbje fatale të trashëgimisë kulturore. Trashëgimia ndërtimore nuk ishte kategoria e vetme, por me mijëra objekte nga muzeu kombëtarë i Kosovës mbahen padrejtësisht në Serbi”, u shpreh Kurti.

Albin Kurti tha se koordinimi i mirëfilltë i institucioneve është që të ketë një të emëruar të përbashkët e ai është ballafaqimi me të kaluarën.

Ndërsa, Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku tha se përveç jetëve të humbura në luftë, trashëgimia kulturore është shkatërruar qëllimisht.

“Afër 23 vite pas luftës përkrahë humbjes fatale të jetës së njerëzve janë shkatërruar qëllimisht monumentet kulturore gjatë luftës dhe për herë të parë kemi marr nismën për hulumtimin e tyre të shkatërruar gjatë luftës në vitet 98/99”, tha Çeku.

Tutje ai ka prezantuar anëtarët e këtij komisioni.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin