image ​Inspekcioni i Mitrovicës ndërpret punimet e ndërtimit të një ure mbi lumin Ibër

Sociale

​Inspekcioni i Mitrovicës ndërpret punimet e ndërtimit të një ure mbi lumin Ibër

news image

Inspektorët komunalë, së bashku me zyrtarë nga Drejtoria e Kadastrit dhe në bashkëpunim me Policinë kanë marrë aksion për ndalimin e ndërtimit të urës mbi lumin Ibër te vendi i quajtur “Shkëmbi i Dudës”, i cili ndodhet në mes të tri komunave: Mitrovicës Jugore, asaj Veriore dhe Zveqanit.

Sipas komunikatës së Komunës, kjo ndërprerje e punimeve është bërë pasi që operatori nuk ka kërkuar leje nga ana e Komunës për ndërtimin e asaj ure, prandaj bëhet e ditur se ai nuk do t’i vazhdojë punimet në atë pjesë derisa të pajisjet me dokumentacionet e duhura nga Drejtoria përkatëse dhe të dërgojë projektin të cilin parasheh të realizojë në atë vend.

Në këtë aksion mori pjesë edhe drejtori i Inspekcionit, Fidan Ademi, i cili citohet të ketë thënë se në asnjë rast nuk do të lejohen ndërtimet pa pajisje me leje ndërtimi dhe t’u ketë bërë thirrje qytetarëve, që të respektojnë ligjet dhe rregulloret në fuqi, për ndërtime të objekteve të ndryshme.

Me këtë rast, ka reaguar edhe kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, pasi që Komuna e pjesës veriore nuk ka kërkuar leje nga institucionet për ta pajisur me leje operatorin, por ka lejuar që ai të vazhdojë ndërtimin e urës pa leje nga organet komunale.

Njëkohësisht ka kërkuar nga Komuna e pjesës veriore të shqyrtojë kërkesën për pajisje me leje për rregullimin e shtratit të lumit Ibër në atë pjesë, pasi që, sipas tij, është interes i të gjithë qytetarëve./Gazeta Sinjali/