Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti po raporton para komisionit parlamentar për të drejtat e njeriut në lidhje me çështjen e të pagjeturve.
Hoti tha se deputetëve do t’ia paraqes aktivitetet e qeverisë për çështjen e të pagjeturve.
“Kemi mbledhje të komisionit parlamentar për të pagjeturit. Do t’i informojmë kuvendin për detajet për aktivitetet që po i bëjmë si qeveri për çështjet e të pagjeturve”, tha ai për KP.
Gjithashtu është bërë e ditur se raportimi i kryeministrit në këtë komision është i mbyllur për mediat. /Gazeta Sinjali/