image ​Hoti ngushëllon familjen e deputetit Gashi

Kosovë

​Hoti ngushëllon familjen e deputetit Gashi

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka ngushëlluar familjen e deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, me rastin e ndarjes nga jeta të babait të tij.

“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për shkuarjen në amshim të veprimtarit Xhemajl Gashi, njëherësh babai i shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashit. Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllimet më të thella familjes Gashi, miqve, të afërmve dhe bashkëpartiakut tim. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, ka shkruar Hoti në Facebook. /Gazeta Sinjali/