image ​Greqi, 1678 raste të reja dhe 9 viktima në 24 orë

Rajon

​Greqi, 1678 raste të reja dhe 9 viktima në 24 orë

news image

Rriten rastet me COVID-19 edhe në Greqi. Siç raportojnë autoritetet atje, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 1678 raste të reja duke e çuar në 40 mijë e 929 numrin e përgjithshëm që nga nisja e pandemisë.

Sa i përket vdekjeve, në 24 orët e fundit janë regjistruar 9 viktima, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 635, transmeton Gazeta Sinjali.

Kurse, 140 pacientë janë të intubuar dhe mosha e tyre mesatare është 66 vjeç, ndërsa 37 (26.4%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, 291 pacientë kanë fituar betejën me virusin. /Gazeta Sinjali/