image ​FSSHK apelon te kryetarët e komunave që mjetet për dekorimin e qyteteve t'i investojnë në shëndetësi

Shëndetësi

​FSSHK apelon te kryetarët e komunave që mjetet për dekorimin e qyteteve t’i investojnë në shëndetësi

news image

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka apeluar te të gjithë kryetarët e komunave dhe asambletë komunale të tyre që të kenë parasysh situatën e rënduar me pandeminë COVID-19, kur bëjnë plane për shpenzime për të dekoruar qytetet për festat e fundvitit, njofton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për media, FSSHK ka kërkuar që këto mjete të investohen në sektorin e shëndetësisë me qëllim të ofrimit të shërbimeve më cilësore gjatë Pandemisë COVID-19 dhe në mbrojtje të popullatës në nivel të Komunave.

“Është i patoleruar dekorimi i qyteteve për festa të fundvitit kur qytetarët tanë po ballafaqohen me kushte të rënda mbijetese me pandeminë dhe gjendjen socio-ekonomike të familjeve të tyre. Andaj FSSHK bën apel tek kryetarët e komunave dhe asambleve komunale që të jenë më të arsyeshëm sa i përket shpenzimeve të parasë publike. Tek e fundit Kosova që nga nesër futet pothuajse në karantinë e që nënkupton edhe kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, andaj pyetja është kjo: Kush do t’i vizitojë këto qendra të dekoruara të qyteteve kur kemi masa kufizuese dhe të paktën a kemi ndjeshmëri dhe solidaritet këtë vit me familjet të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre nga COVID-19”, thuhet në reagimin e FSSHK-së. /Gazeta Sinjali/