image ​Escobar e Lajçak në Beograd, kërkojnë nga Vuçiq dialog konstruktiv me Kosovën dhe përmbushje të detyrimeve

Politikë

​Escobar e Lajçak në Beograd, kërkojnë nga Vuçiq dialog konstruktiv me Kosovën dhe përmbushje të detyrimeve

news image

I dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, pas përfundimit të vizitës treditore në Kosovë, po qëndrojnë sonte për vizitë në Serbi si pjesë e përpjekjeve për vazhdimin e procesit të dialogut.

Ata me këtë rast janë takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilit i bartën mesazhin se BE-ja dhe ShBA-ja ndajnë të njëjtin vizion për procesin e dialogut dhe se përpjekjet e tyre synojnë të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Escobar dhe Lajçak shprehën mbështetjen e tyre për vazhdimin e një dialogu konstruktiv, si dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, duke theksuar se është thelbësore për të dyja palët që të të përmbushë të gjitha detyrimet.

Lajçak tha se BE-ja dhe ShBA-ja punojnë ngushtë së bashku dhe ndajnë të njëjtin vizion për procesin e dialogut dhe të ardhmen e të gjithë rajonit në BE, duke shtuar se përpjekjet e tyre synojnë të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të mëparshme të nënshkruara.

Ndërsa, Vuçiq ka kritikuar palën kosovare “për provokime të njëanshme dhe pritje joreale nga ndërmjetësit në dialog.”

Ai shprehu besimin se vetëm me përpjekjet e përgjegjshme të të dyja palëve në dialog mund të arrihet një zgjidhje kompromisi dhe gjuha e përbashkët në interes të serbëve dhe shqiptarëve, përcjell N1./GazetaSinjali/